Elbasan, grabitet argjendaria, në kërkim autoret
Grabitjet e argjendarive mbeten sërish synim i grabistësve. Duke iu referuar burimeve të policisë për “Ora News”, ditën e sotme është grabitur një argjendari në Elbasan nga dy persona ende të paindetifikuar të cilët kanë përdorur mjete të forta kundër shitëses.
Ndërkaq, mësohet se janë grabitur një sasi e madhe e bizhuve por nuk dihet sasia e tyre dhe vlera monetare.
Policia ka mbërritur menjeherë në vendgjarje për të zbardhur autorët.