Sicignano: Shqipëria ka ecur para
Zhvillimi i bizneseve është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi. Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim në Shqipëri, Aldo Sicignano gjatë prezantimit të projektit për mbështetejen e bizneseve shqiptare në anën teknike deklaroi se tashmë Shqipëria ka ecur para.
Sicignano ndër të tjera shtoi se janë rreth 25 milion euro që janë vënë në dispozicion të këtij projekti që do të shtrihet edhe në rrethe të tjera të vendit.
Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit po përhapet gjithnjë e më shumë pranë bizneseve për të siguruar një politikë mjedisore efiçente dhe sistematike dhe një impenjim për të identifikuar dhe mbajtur nën kontroll ndikimet mjedisore të aktiviteteve, proceseve dhe produkteve të ndërmarrjeve dhe për të kërkuar në mënyrë sistematike përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, efikas dhe të qëndrueshëm.
Shqipëria është zhvilluar shumë këto vite dhe pikërisht për këtë është e nevojshme që bizneset të jenë mjaft konkuruese.Për këtë qëllim janë përcaktuar që të realizohen një sërë seminaresh në disa qytete të ndryshme.Janë rreth 25 milion euro që janë vënë në dispozicion prej ambasadës italiane për të ndihmuar bizneset në Shqipëri me makineri por edhe me informacione.
Qëllimi i kësaj serie seminaresh që bazohet mbi standartet ndërkombëtare mjedisore, është të krijojnë pranë bizneseve shqiptare bazat për një sistem efikas të menaxhimit mjedisor, i cili duke u integruar me kërkesat e tjera të menaxhimit, ndihmojnë bizneset për të arritur objektivat e tyre mjedisore dhe ekonomike.