E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohet për në polici, i dyshuari për vrasjen e 32 vjeçares shkodrane

Shoqërohet nga forcat e policisë shtetasi Abedin Mulaj ndërsa dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Aurora Trashani në datën 3 shkurt.

Ndërkaq, mendohet se Mulaj ka ndihmuar autorin e vrasjes për ta larguar nga vendgjarja.  Kjo ngjarje i referohet vajzës nga Shkodra , e cila u gjet e vdekur ndërsa apartamenti ku banonte kishte marrë flakë.

Vajza jetonte me qera në një apartament në katin e pestë të pallatit 64, pranë godinës së Sigurimeve Shëndetsore Tirane, në rrugën Muhamet Gjollesha”.

Fillimisht mendohej se shkak i vdekjes të ishte asfiksimi, pasi një ngrohëse me gaz ishte lënë pranë krevatit ku ndodhej edhe trupi i pa jetë i 32 vjeçares. Por, pas hetimeve në vendngjarje, rezultoi se 32-vjeçarja ishte vrarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›