Zgjerohet skandali i “Iride Aqua Gas”

Zgjerohet skandali i firmёs italiane “Iride Aqua Gass”. Kjo kompani jo vetёm qё nuk ka realizuar projektin e kanalizimit tё ujrave tё zeza nё zonёn bregdetare tё Golemit, por ajo gjithashtu ka zvarritur dhe disa projekte tё tjera shumë të rëndësishme duke sjellё probleme nё mёnyrёn e funksionimit.
Bёhet fjalё pёr projektin e ndarё nё dy kontrata, ku kontrata e parё ka tё bёjё me rehabilitimin e burimeve dhe magazinimit tё ujit, punime e sё cilёs kanё nisur nё nёntor tё 2009-tёs dhe duhet tё kishin mbaruar nё tetor tё vitin 2010-tё. Kontrata e dytё ka tё bёjё me kryerjen e punimeve pёr perfeksionimin e impiantit tё Bovillёs. Punimet kanё nisur nё nёntor tё 2009-tё dhe pritet tё pёrfundojnё nё prill tё 2011-tёs. Vlera totale arrin nё shifrёn e 3.8 milion eurosh.
Drejtori i Pёrgjthshёm i Ujësjellёs Kanalizimeve Edmond Hali u shpreh se ndaj kёsaj firme dhe firmave tё tjera tё cilat shkelin afatet e parashikuara nё kontrata do tё ndёrrmeren sankskione.
Firma italiane “Iride Aqua Gaz” nё tre projekte tё rёndёsishme ka abuzuar dhe shkelur afatet e parashikuara nё kontrata dhe kёto shkelje nuk janё pak pёr instancat e shtetit i cili duhet tё marrё masa. Megjithatё duhet tё presim se çfarё duhet tё bёjnё kёto instanca.