PS, akuza qeverisë: Vret për të mbuluar vjedhjet
TIRANË- Partia Socialiste ka vijuar akuzat kundër qeverisë dhe ish-zv. kryeministrit Meta. Deputeti i PS, Taulant Balla në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria Berisha përbëhet nga ministra të korruptuar.
‘Ajo që Sali Berisha e quan qeveria e shqiptarëve i ngjan sot më shumë se kurrë një bande kusarësh që sundon mbi shqiptarët, jo sepse ka fituar votat, por sepse u ka vjedhur shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur. Është ky një regjim që nuk qeveris, por sundon, që nuk punon, por vjedh dhe madje edhe vret për të mbuluar vjedhjet e për të grabitur gjithçka me vlerë në këtë vend.’- theksoi Balla.
Deputeti socialist përmendi aferat korruptive, të publikuara edhe në media në të cilat përfshihen disa nga ministrat e qeverisë. Balla rikujtoi akuzat ndaj ministrit të Brëndshëm Luzim Basha lidhur me shpërdorimet e fondeve të rrugës Durrës-Kukës si dhe e denoncoi për vrasjen e 4 shqiptarëve të vrarë gjatë demostratës së 21 janarit.
Ndërkohë PS solli në vëmendje video skandalin e transmetuar në media në të cilin përfshihej ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta.
‘Meta aleati kryesor i koalicionit të turpit që sundon sot Shqipërinë është majmur nga korrupsioni i politikës së kthyer në biznes, por ka ende fytyrë të bëjë fushatë elektorale e të kërkojë vota edhe pasi shqiptarët e panë me zë e me figurë duke premtuar plot 700 mijë euro në këmbim të licencave e favoreve.’- tha deputeti socialist.
Balla përmendi abuzimet me kasat fiskale nga Ministri i Financave, përfshirjen e ministrit mediu në tragjedinë e Gërdecin, lidhjen e familjarëve të ministres Bregu me mafian italiane Sacra Corona Unita, si dhe akuzat për shpërdorim detyre të ish-ministrit të Energjetikës Genc Ruli.
‘Sali Berisha mbi të cilin rëndojnë plot 32 e dy jetë të humbura, duke filluar me 26 viktimat e Gërdecit, me kolegun tonë të ndjerë socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjerë Remzi Veseli, e duke përfunduar me katër jetët që mori me plumbat e Gardës Republikane’- përfundoi deklaratën deputeti socialist Taulant Balla.
(e.m/BalkanWeb)