Dors Pack: Të hiqen strukturat paralele

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se strukturat paralele në veri të Kosovës, duhet të hiqen.
Në një intervistë për mediat serbe, ajo tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të jetë vetëm një shfaqje, por duhet të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.
“Ndaj është e rëndësishme, që situata në Veri të qetësohet dhe strukturat paralele të hiqen”, ka theksuar Pack.