Imami nesër në Turqi, në ministerialin e NATO-s
Burime zyrtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes bënë të ditur se "gjatë këtij ministeriali do të diskutohen çështje shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me angazhimet e NATO-s". Ministri Imami, do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Sigurisë që zhvillohet në Mynih, në 6-7 shkurt, me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës europiane dhe më gjerë. Në këtë konferencë do të diskutohet mbi të ardhmen e sigurisë evropiane dhe globale si dhe strategjinë dhe misionin e NATO-s.