Patos, shkrumbohet nga flakët një kopsht fëmijësh
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, pasi vogëlushët u evakuuan në kohë, ndërkohë që flakët përpinë gjithçka gjetën në katin e parë të ndërtesës.Pak minuta më vonë se të shpërthente zjarri, makinat zjarrshuese mbërritën në vendngjarje, duke marrë nën kontroll situatën. Flakët shpërthyen rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ndërkohë që janë lokalizuar nga forcat zjarrfikëse.Burime nga vendngjarja, thonë se flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ende janë të pa qarta shkaktarët që çuan në shpërthimin e flakëve.