Skampa ne flake zjarri erdhi nga nje hotel prane

Një zjarr që ka nisur nga një hotel ngjitur ka djegur teatrin e Elbasanit Skampa. Flakët kanë përfshirë fillimisht katin e katërt të ndërtesës së teatrit. Më pas ata janë përhapur me shpejtësi deri tek skena edhe për shkak se në brendësi kishte materiale të shumta druri. Autoritetet vendore të Elbasanit që ishin në vendgjarje kanë akuzuar zjarrfikësit se kanë ndërhyrë me vonesë për shuarjen e flakëve.