E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret me thike, pasi i vjedhin varesen e floririt

Tirane-Nje i ri ka mbetur i plagosur, pasi eshte goditur me thike nga dy persona te cilet e qelluan, pasi i grabiten varesen e floririt nga qafa. Ngjarja ka ndodhur tre dite me pare ne nje nga lokalet e Tiranes, ne rrugen "Gjik Kuqali". 24-vjecari nga Vlora, Maringlen Xh, 23 vjec, kishte ardhur ne Tirane per te festuar festen e Hallouinit. Dy te rinj i jane afruar dhe jane perpjekur t'i rrembejne atij varesen e floririt qe mbante ne qafe. I riu vlonjat eshte mundur te mbrohet nga hajdutet, por keta te fundit pasi i kane vjedhur varesen, e kane qelluar me thike duke e lene te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne sy edhe te dhjetera klienteve te tjere ne lokal, te cilet jane tmerruar nga skena e dhunes. Menjehere eshte lajmeruar Komisariati i Policise nr. 2 Tirane, qe ka shkuar ne vendngjarje dhe ka kryer arrestimin ne flagrance te 28-vjecarit Berti Hyseni, lindur dhe banues ne Berat. Sipas policise, Hyseni ne bashkepunim me nje person tjeter ende i paidentifikuar dyshohet te jene autoret e kesaj grabitje me dhune. Materialet ne ngarkim te 28-vjecarit te arrestuar i kaluan Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "vjedhjes me dhune e kryer ne bashkepunim" dhe "plagosje e rende me dashje", e kryer ne bashkepunim.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›