E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, i denuari per vrasje tenton ekzekutimin e dyte

Elbasan- Nje i denuar per vrasje dyshohet se ka tentuar te ekzekutoje ne mes te qytetit te Elbasanit, 26-vjecarin Elton Banushi. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 te se martes, ne lagjen "Syrja Dylgjeri", ndersa i riu i ka shpetuar per mrekulli plumbave. Policia tha se ne kerkim u shpall, si i dyshuar Andon Mahmuti 44 vjec, i njohur edhe si Skender Mahmuti. Hetuesit mendojne edhe per nje atentat te paguar, ndersa shenjestra eshte shprehur se nuk ka pasur asnje konflikt. Sulmi ndodhi teksa Banushi, qendronte para nje dyqani per pjese kembimi, ku ne erresiren e nates nje person qe ai e identifikoi si Andon Mahmutin, e qelloi me pistolete. Dy personat mesohet se banojne ne te njejten lagje. Per ngjarjen eshte njoftuar salla operative e Drejtorise se Policise, e cila ka derguar menjehere nje grup te gatshem. Policia ka rrethuar zonen perreth, duke bllokuar edhe rruget, por nuk ka mundur te kape autorin. Grupi hetimor gjeti ne cilesine e proves materiale nje gezhoje pistolete. Oficere te Policise Gjyqesore, kane marre ne pyetje Elton Bahushin i cili ka treguar se ndodhej para dyqanit me pjese kembimi te Shkelzen S., kur eshte qelluar me pistolete. Ai ka deklaruar se e ka njohur autorin e krimit, qe sipas tij eshte 44-vjecari Mahmuti. Ende nuk behen te ditura motivet e ketij atentati. Elton Bahushi ka pohuar ne polici se nuk i di arsyet, se perse eshte sulmuar. Policia ka shpallur ne kerkim te dyshuarin, i cili rezulton te jete denuar me pare per vepren penale te "vrasjes". Nje nga pistat e hetimit eshte edhe nje atentat me pagese.

Akuzat

Andon Mahmuti njihet edhe me emrin Skender Mahmuti dhe ndaj tij jane ngritur veprat penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak". Ceshtja po ndiqet nga prokuroria, nderkohe policia ka shperndare foton e atentatorit.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›