Krasniqi u vra per grabitje
Lushnje- Grabitja me pasoje vrasjen, dyshohet te jete pista kryesore e ngjarjes se ndodhur mengjesin e se henes ne fshatin Gradishte te Lushnjes. Policia vendore deklaroi dje se ka zbardhur motivin e ngjarjes dhe ka arrestuar pasi shpalli ne kerkim nje 22-vjecare, banues ne fshat, si te dyshuar per ekzekutimin e 40-vjecarit te sapokthyer nga emigracioni, Bujar Krasniqi. Klodi Prencaj mesohet se u ndalua dje ne mbremje, ne rrethinat e Lushnjes, ndersa ne cilesine e proves materiale, u bllokua edhe nje arme automatike me te cilen mendohet se eshte kryer krimi. Fotografia e te dyshuarit eshte shperndare ne te gjitha pikat kufitare dhe komisariateve ne vend, prej dy ditesh. Zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e saj, i konfirmoi dje edhe kryepolici i Fierit, Shemsi Premci. Ai tha per gazeten se provat e mbledhura te cojne drejt pistes se "tentatives se grabitjes me arme me pasoje vrasjen". Por nuk hodhi poshte edhe pistat e tjera, qe kane te bejne me ndonje konflikt te mundshem. Kthimi dy muaj me pare nga Greqia dhe momenti kur dy prej pjesetareve nuk kane qene ne banese, mendohet te jete pare si objektivi me i pershtatshem per autorin.
Faktet
Burimet zyrtare te policise pohuan faktin se autori i ngjarjes eshte Klodi Prencaj, i papune, ndersa njihej ne fshat si endacak. Mbremjen qe u krye krimi, ka luajtur domino se bashku me viktimen dhe dy persona te tjere, ne qender te fshatit Gradishte. Mesohet se pas kryerjes se vrasjes, 22-vjecari Prencaj eshte larguar dhe ka shkuar tek banesa e kunatit te tij ne fshat, ku ka djegur edhe rrobat qe kishte pasur veshur, gjate momentit te vrasjes. Policia ka marre ne pyetje personat qe kane luajtur domino ate mbremje dhe kunatin e 22 vjecarit, autorit te dyshuar te ngjarjes. Ai ka treguar se 22- vjecari kishte mberritur pas mesnate dhe kishte djegur rrobat ne kopshtin e shtepise se tij. Me pas kishte veshur rroba te tjera dhe ishte larguar. "Jane gjetur ne kopshtin e kunatit te autorit te ngjarjes edhe disa sende, qe ai i kishte vjedhur ne shtepine e Bujar Krasniqit", thane burimet policore per gazeten.
Skema
Sipas skemes se ngritur nga policia per krimin e ndodhur, rreth ores 01:00 te mengjesit, autori i maskuar dhe i armatosur ka hyre ne shtepine e bashkefshatarit te tij, per te grabitur. Duke ditur se Bujar Krasniqi, sapo ishte kthyer nga Greqia dhe se kishte ngritur nje dyqan pesticidesh, i dyshuari 22-vjecare ka vendosur te kryeje edhe vjedhjen e dhunshme. Por sipas hetuesve, ne momentin qe ka hyre ne dhomen e gjumit te 40-vjecarit eshte ndjere nga ky i fundit dhe gjendur ne befasi. Ne keto rrethana e ka qelluar dy here per vdekje dhe per te humbur gjurmet, ka menduar qe te sperkase me nafte dhomat dhe t'u vere flaken. Fillimisht ka hedhur dollapin e rrobave mbi trupin, e te ndjerit dhe me pas i ka vene flaken. Vajza 13-vjecare e viktimes, ka degjuar zhurme dhe eshte ngritur nga shtrati, ndersa mes flakeve ka pare nje person me kapuc ne koke dhe me nje lecke ne flake, qe e mbante ne dore. Autori eshte zhdukur, kurse e mitura ka ndihmuar dy motrat binjake, per te dale nga banesa. Ka kerkuar ndihmen e xhaxhait te saj, Muharremit dhe me pas eshte njoftuar zjarrfikesja.
Premci: Zbardhem ngjarjen, vijojne kerkimet
Drejtori i Policise se Fierit, beri te ditur se pas tre ditesh hetime intensive eshte bere e mundur te zbardhet motivi dhe autori i dyshuar i krimit. "Tashme motivet jane te zbardhura dhe po keshtu autori i dyshuar per vrasjen e 40-vjecarit Bujar Krasniqi", eshte shprehur Shemsi Premci, dje per gazeten. Motiv eshte cilesuar tentativa per ta grabitur emigrantin e sapokthyer nga Greqia, por fakti qe ai ka ndjere agresorin, ka sjelle edhe pasojat tragjike.
Autori, njihte ndertimin e shtepise
Ekspertet gjejne dy vrima plumbi ne murin e dhomes
Ekspertet e policise se Fierit dhe te Lushnjes, konstatuan ne vendngjarje edhe dy vrima plumbi ne murin e dhomes se gjumit, qe mendohet se kane goditur aty pasi tejshpuan viktimen. Per grupin hetimor autori e ka njohur mire ndertimin e shtepise se Bujar Krasniqit dhe ka pasur informacion per dhomen ku ai flinte. Ne momentin qe 40-vjecari eshte ngritur per te sulmuar agresorin e maskuar, ky i fundit e ka qelluar per vdekje. Hetuesit mendojne se autor eshte pikerisht bashkefshatari i viktimes, qe tashme eshte arratisur. Policia ka dyshuar edhe tek deshmia e te mitures, pasi nuk ka njoftuar ne kohe, s'ka degjuar as te shtena dhe nuk i ka shkuar ne ndihme. Gjithsesi diten e djeshme policia shtjelloi misterin e ngritur dhe ne baze te identikitit dhe verifikimit te te dhenave, ka konstatuar se i dyshuari 22-vjecar nuk gjendej ne banese dhe ishte zhdukur pa gjurme. Per te zbardhur ngjarjen eshte dashur shoqerimi i 10 personave nga Gradishta, verifikimi i deshmive te tyre dhe rimarrja ne pyetje e familjareve dhe te afermve te viktimes.
Xhemil Beharaj