E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, i djegin makinën kamerat filmojnë autorët

Një automjeti i është vënë flaka gjatë orëvve të vona të natës në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Cërrikut ku dy persona kanë lyer benzinë automjetin me targa me targa TR 12 06 C në pronësi të shtetasit Myslym Peci dhe më pas i kanë vënë flakën.

Sipas policisë makina ishte parkuar pranë banesës së Pecit ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të një subjekti privat përballë vendit ku u dogj makina.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar autorët dhe kanë nisur kërkimet për arrestimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›