PLL: Berisha te legalizoje martesen mes homoseksualeve
28/03/2012 Parada e gejve, reagon PLL, përgënjeshtrohet deklarata e Spahiut
Kërcënimi i zv.ministrit, BE: Kjo sjellje të mos përsëritet!
Partia “Lëvizja e Legalitetit”, ndonëse parti në koalicion me mazhorancën qeverisëse, ka reaguar si rrallëherë ndaj Kryeministrit Sali Berisha për paradën e grupeve shoqërore me orientim të ndryshëm seksual. Përmes një njoftimi për mediet dy zyrtarët e saj të lartë fillimisht kanë përdorur ironi ndaj mbështetjes që kreu i qeverisë i dha një ditë më parë manifestimit të LGBT-së dhe më poshtë i kërkojnë atij “të mbajë vendin që i takon”. PLL-ja gjykon se Kryeministri ka të drejtë të shprehë opinionin e vet, por jo të komentojë deklaratat e kreut të PLL-së. “Pas deklarimit të djeshëm të Kryeministrit Berisha pro organizimit të paradës të LGBT-ve në Tiranë, nuk mbetet gjë tjetër veçse ai të materializojë edhe premtimin e tij të kahershëm për lejimin me ligj të martesave homoseksuale. Ndonëse këtë përkrahje ndaj LGBT-ve e kemi pritur të ndodhë prej ndonjë politikani tjetër, Berisha është në të drejtën e tij për të shprehur opinionin personal për këtë çështje, edhe pse shkon kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”, - thuhet në deklaratë. Duke deklaruar kundërshtitë e tyre për fjalorin e përdorur nga shumë politikanë shqiptarë, nënkryetari i PLL-së Sulejman Gjana dhe sekretari i përgjithshëm Arian Tujani sugjerojnë që, ashtu si ata, edhe kreu i qeverisë të rezervohet në komentet. Madje, dy funksionarët e PLL-së aludojnë se kanë shumë për të thënë. “Por Kryeministri Berisha tejkalon të drejtat e veta kur merr përsipër të komentojë qëndrimet e kryetarit të PLL-së Ekrem Spahia. Ne kemi qëndrimet tona të pavarura e që burojnë prej programit të PLL-së. Ne asnjëherë nuk kemi komentuar qëndrimet e partive, fjalorin apo batutat e politikanëve të tjerë, sepse mendojmë se çdokush duhet të dijë të mbajë vendin që i takon. Po të ishte rasti për komente të tilla, dihet fare mirë se kush ka për të thënë më shum녔, - vijon deklarata. Ata përgënjeshtrojnë gjithashtu deklaratën e Spahisë. “PLL-ja ka në themel të saj ligjshmërinë dhe askush nuk duhet të shpresojë se kjo parti mund të përfshihet në akte dhune”, - përfundon PLL-ja, duke kërkuar që të parandalohet me ligj çdo formë prozelitizmi.
Kërkesa dhe ironia
PLL-ja i kërkon Kryeministrit Berisha, por dhe Avokatit të Popullit, që para se të shqetësohen për fatin e një grushti njerëzisht, të ndihen më shumë të shqetësuar nga padrejtësitë që po vuajnë ish-pronarët e ligjshëm, ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, njerëzit me aftësi të kufizuar, komunitetet fetare etj. “Ndërkohë Avokati i Popullit, i cili duket se po pret me padurim që të organizohet një paradë e LGBT-ve në Tiranë, duhet të ndihet më shumë sesa i qetë”, - thuhet në deklaratë.
Deklaratë lokale e BE-së
BE-ja ka dënuar deklaratën Spahisë dhe ka kërkuar që sjellje të tilla të mos përsëriten. “Delegacioni i BE-së në Shqipëri, në marrëveshje me ambasadorët e saj, shpreh habinë dhe është thellësisht i shqetësuar lidhur me deklaratën publike të bërë nga zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia. BE-ja dënon me forcë çdo retorikë diskriminuese dhe nxitje për urrejtje e dhunë dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që sjellje të tilla të mos përsëriten”, - thuhet në deklaratë e BE-së.