Përplasen nga makina, humbet jetën 26-vjeçarja dhe vajza e saj 1 vjeçare

Arkiv
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së sotme në aksin rrugor Durrës-Kavajë. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Violeta Metani, 26 vjeç dhe vajza e saj vetëm 1 vjeç.
Burime pranë policisë thanë se viktimat janë përplasur nga një Benz me targa angleze, teksa kanë qenë duke kaluar rrugën në këmbë pranë Golemit.
Si pasojë e përplasjes, nënë e bijë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Latif Tola, 40 vjeç. Mendohet që shkak për këtë aksident të rëndë të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 40-vjeçari.