E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria rrëzon padinë e Nexhmije Hoxhës për Blendi Fevziun

Padia e familjarëve të diktatorit Enver Hoxha për përhapje të sekreteve vetjake nga libri Enver Hoxha i Blendi Fevziut është rrëzuar nga Prokuroria për mungesë faktesh.

Në gazetën Panorama bëhet e ditur se pretendimet e djalit të Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, bashkëshortes së tij Teuta, si dhe të Nexhmije Hoxhës se shënimet personale të Enver Hoxhës si dhe disa filmime në ambiente dhe situata private ishin zhdukur nga Arkivi, janë hedhur poshtë pasi në verifikimet e bëra nuk rezulton që këto materiale personale të jenë dorëzuar në Arkivin e Shtetit.

Është verifikuar çdo protokoll dhe dokument, por nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shënim që materialet personale të jenë dorëzuar në Arkiv, thuhet nga burime të Prokurorisë.

Përveç këqyrjes fizike të dokumenteve në Arkiv, mësohet se në hetim janë marrë edhe dëshmitarë që pohojnë të njëjtin fakt: Materialet e Enverit nuk janë dorëzuar ndonjëherë aty.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›