E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan kapen 70 kg kanabis arrestohen 4 persona

Policia e Elbasanit sekuestroi sot 70 kg drogë kanabis sativa dhe arrestoi katër poseduesit e ngarkesës. Falë operacionit të koduar policor “Koha e duhur” u arrit sekuestrimi i lëndës narkotike e cila ishte e fshehur në një makinë me targa të Gjirokastrës si dhe kapja në flagrancë 4 personave.

“Klajdi Pjetër Prenda, i datëlindjes 17.10.1982 lindur e banues në fshatin Bibaj, Fushë-Krujë. Sukses Sadik Nezaj, i datëlindjes 24.02.1988 lindur e banues në Tiranë. Agron Sali Idrizi, i datëlindjes 20.08.1971, lindur e banues në Gjirokastër. Kamber Nexhip Toti, i datëlindjes 14.01.1981 lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër”- thanë përfaqësues të policisë së Elbasanit.

Sakaq Policia e Elbasanit po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›