E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu ne Fier Me shume investime ne infrastrukture

Arritjet ekonomike, infrastrukturore e ato në politikën ndërkombëtare janë garancia për një sukses në zgjedhje e ardhshme. Partia Republikane u ka kërkuar votuesve në Fier mbështetje në zgjedhjet e 8 majit, pasi vetëm kështu do të vijojë zhvillimi i pandërprerë i vendit.

“Shpresa për republikanët nuk është një gjendje e momentit nuk është emocion i çastit, por një zgjidhje e vetëdijshme për të çuar përpara me përkushtim Fierin e gjithë Shqipërinë. Opozita e drejtuar nga Rama, për asnjëherë të vetme nuk u bë pjesë e vizionit dhe dëshirës edhe për socialistët e thjeshtë, demokratët dhe republikanët që kur votuan më 28 qershor, kërkonin të ndërtonin një Sqipëri evropiane”- tha Fatmir Mediu, kryetari i PR-së.

Zoti Ilir Bele është një ndër figurat e njohura në qytetin e Fierit. Partia Republikane i ka kërkuar jo vetëm mbështetësve të saj, por edhe qytetarëve të Fierit që të votojnë kandidatin e përzgjedhur nga “Aleanca për qytetarin”.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›