Rama ne Lushnje dhe Kavaje Me 8 maj vote kunder korrupsionit

Vota për Partinë Socialiste do të thotë votë kundër diktaturës dhe korrupsionit. Përpara qytetarëve të Lushnjës, kreu i socialistëve tha se koalicioni “Aleanca për të ardhmen” prezanton zotin Fatos Tusha si kandidat për këtë qytet.
“Fatos Tusha është Lushnja që dua. Është alternativa jonë ndaj politikës së vjetër të ndasive dhe fjalëve që helmojnë. Sot jemi e vetmja rrugë për të gjithë ata, qofshin socialistë, qofshin demokratë, qofshin pa parti”- tha Edi Rama, kryetari i PS-së.
Zoti Rama ka ndaluar dhe në Kavajë, ku u shpreh se e vetmja rrugë për Shqipërinë është ajo e udhëhequr nga Partia Socialiste. Duke ecur në rrugët e Kavajës zoti Rama së bashku me kandidatin Elvis Rroshi kanë rpemtuar zgjidhje të problemeve të kavajasve. Sipas kryesocialistit Kavaja është e pushtuar nga krimi, korrupsioni dhe diktatura e Sali Berishës.
Florian Papadhimitri