E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapen dy persona të shpallur në kërkim

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Mirjan Dedja, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe Ardian Ndojën, i dënuar me 4 vjet burg.
 

Sipas policisë 29-vjeçari Dedja ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin E.Stefa ndërsa 37-vjeçari Ndoja është dënuar nga Gjykata e Fierit për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›