E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajdutet me fenelina policie u deshton plani per te vjedhur

Nje grup te rinjsh kane organizuar gjithcka per te kryer nje grabitje duke u pajisur madje edhe me fenelina policie. Por gjithcka ka deshtuar nga nje kontroll rutine i organizuar nga Policia e Vlores. Maska per te mos u pikasur arme per tua bere rrup-sup viktimave te piketuara makine per te shpetuar nga nje ndjekje e mundshme policore dhe si qershi mbi torte fenelina policie per ta bere grabitjen edhe me te lehte. Kjo ka qene edhe strategjia e vene ne jete por qe ka deshtuar ne momentet e fundit. Zbulimi u be sot nga policia lokale e cila gjeti nje autoveture te tipit lsquoBenz me targa te Tiranes pikerisht ne dalje te qytetit te Vlores. Brenda mjetit gjendej nje person ne timon. Ai refuzoi ti ndaloje policise kur ajo i beri shenje te ndalej per nje kontroll rutine. Ketu ka nisur dhe aventura si neper filma ku shoferi i makines ka shkelur gazin duke tentuar ti shpetoje ndjekjes policore. Teksa kishte rritur shpejtesine me makinen e tij ne nje moment kur po pershkonte zonen ne drejtim te Kanines tek vendi i quajtur Bishti i Kalldremit ka humbur ekuilibrin dhe u perplas jashte saj me nje mur. Duke dashur qe kurrsesi te mos bjere ne doren e policise ka vrapuar ne drejtim te fshatit dhe duke perfituar nga oret me erresire ka arritur te zhduket ne drejtim te paditur. Pasi policia ka bllokuar makinen nga kontrolli qe i beri gjeti nje pistolete me disa fisheke dy maska te zeza pajisje per shperthim dyersh me thyerje dorashka te ndryshme si dhe nje feneline policie. Burime nga Policia e Vlores bejne me dije se makina mbante targa te falsifikuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›