"Falen taksat dhe tatimet e papaguara te qytetareve" Rozeta Rapushi
Qeveria miraton projektligjin per amnistine, qe u fal te gjitha taksat dhe tatimet e papaguara, gjobat dhe interesat qytetareve, nga data 31 dhjetor 2010 dhe me pare. "Nga data 31 dhjetor dhe me pare, cdo detyrim eshte amnistuar. Me kete amnisti, falen te gjitha taksat e tatimet e papaguara, gjobat dhe interesat. Gjithashtu, ne ligjin e amnistise perftimet e qytetarit jane dhe ne pronat e paluajtshme. Ata do te kene mundesi te regjistrojne pronat e tyre duke paguar 1 per qind te vleres", sqaroi kryeministri. Me konkretisht, te gjitha pronat e paluajtshme te paregjistruara do te mund te regjistrohen ne vleren e tyre te vertete dhe te mos paguajne tarifen e sotme qe eshte 10 per qind. Pas rivleresimit, i cili eshte penguar per arsye te ndryshme dhe nje nder to taksat ne burim, ata do te paguajne tani gjithsej 1 per qind. "Perfitimi ketu eshte se ne rast se nje apartament ne vitin 2002 kushtonte 30 mije dollare dhe sot ky apartament, per shkak te ndryshimit te tregut, kushton 100 mije euro, me ligjin ne fuqi duhet te paguhej 30 mije dollare, ndersa me tarifen e amnistise prej 1 per qind paguan gjithsej 1 mije dollare dhe e regjistron te rivleresuar. Pra ndodh nje legalizim i plote", shpjegoi Berisha. Sipas tij, nje tjeter kategori qe prek amnistia, eshte edhe biznesi i vogel i paregjistruar, i cili regjistrohet dhe paguan tarifen 3 per qind. "Falen sigurimet shoqerore per te punesuarit dhe te vete punesuarit, gjobat e vendosura para dates 31 dhjetor 2010 dhe paguan tarifen 3 per qind. Falen kompanite me bilance jo te pershtatshme. U jepet mundesia te bejne paraqitjen e plote te pasurive te tyre ne bilance kundrejt nje tarife 6 per qind. Pra behet nje amnisti e madhe. Krijohet mundesia e vetedeklarimeve te te gjitha pasurive per biznesin", vijoi kryeministri Berisha. Ndersa, shtetasve, te cilet deri ne date 31 dhjetor 2010 kane futur ne territorin doganor te Republikes se Shqiperise automjete dhe qe nuk kane paguar detyrimet ndaj administrates doganore, nese paguajne 50 per qind te principalit te detyrimit ndaj kesaj administrate, u falen pjesa tjeter e principalit se bashku me gjobat dhe kamatevonesat qe do te paguanin. "Ndaj u bej thirrje te gjithe perfituesve nga kjo amnisti, qe te shfrytezojne harkun kohor deri me 31 dhjetor te vitit 2011 per te perfituar nga cdo lloj detyrimi qe amnistohet", beri thirrje kryeministri, duke premtuar amnisti per to. Nga ana tjeter, kreu i qeverise riperseriti edhe nje here thirrjen ndaj opozites per te votuar ligjin per amnistine, si dhe ne rast se ka verejtje e sugjerime te amendoje kete ligj. Nderkohe qe Berisha pohoi faktin se, qeveria ne te kundert do te detyrohet te operoje me faljen, e cila nuk ka spektrin e amnistise. "Mendoj se kjo amnisti ne kuadrin e 20 vjetorit te permbysjes se diktatures eshte nje vendim plotesisht i moralshem, i argumentuar dhe i drejte",-tha Berisha.
Kryeministri:"Jemi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta"
"Eshte biznesi, natyrisht ne perputhje me reformat e qeverise, ai qe ka bere qe Shqiperia, nga nje vend me varferi dhe papunesi rreth 80 per qind, te jete nje vend me varferi 12 per qind dhe papunesi rreth 12-13 per qind. Eshte biznesi qe ka bere qe Shqiperia dhe shqiptaret, nga nje vend dhe komb ne pozicionin e 3 apo te 4 me te varfer te planetit, te jene sot ne grupin e vendeve me te ardhurat te mesme te larta. Ky biznes eshte gjeneratori kryesor i punesimit, i mireqenies, i zhvillimit. Ne kete kontekst eshte normale qe edhe mekatet te falen. Dua te pershendes te gjithe ata qe perfitojne nga kjo amnisti. Pra mendoj se kjo amnisti ne kuadrin e 20 vjetorit te permbysjes se diktatures eshte nje vendim plotesisht i moralshem, i argumentuar dhe i drejte",-tha Berisha dje ne mbledhjen e qeverise.
Berisha: Falen faturat e energjise, Do te perfitojne 270 mije familje
Falen detyrimet e prapambetura te faturave te energjise elektrike, per te gjithe debitoret familjare. Ashtu sic premtoi dite me pare kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise u miratua projektligji "Per faljen e detyrimeve te prapambetura, te faturave te energjise elektrike, ndaj shoqerise KESH sh. a, Tirane, nga debitoret familjare". Sipas perllogaritjeve te bera, nga nje falje e tille, do te perfitojne jo pak por 270 mije familje. Behet fjale per faljen e borxhit te mbetur ne shoqerine KESH sh. a, nje shume prej 380 miliarde leke te vjetra apo rreth 400 milione dollare i perket konsumatoreve familjare dhe, pothuajse, 98 per qind e atyre qe i kane keto detyrime i perkasin shtresave ne nevoje. "E verteta eshte qe detyrues per faturat e energjise jane 270 mije familje shqiptare. Keta jane familje ne ndihme ekonomike, jane pensioniste pa burime te tjera te ardhurash pervec pensionit te tyre, jane gra kryefamiljare, jetime, invalide", tha ne mbledhjen e djeshme kreu i qeverise. Sipas tij, qeveria vendos te fale kete barre te rende qe bie mbi ta dhe qe po te mesatarizohet arrin vleren rreth 1407 dollare per familje. Ky borxh, sipas kryeministrit, eshte kontraktuar ne ate periudhe kur ndihma ekonomike ka qene simbolike, e nje niveli shume te ulet, kur pensionet e uleta kane qene qartesisht me pak se gjysma e pensioneve te uleta sot. "Pra ne fshat kane qene 34 mije leke te vjetra, ne qytet ato jane luhatur tek 6 apo 7 mije leke. Pensionet kane qene shume modeste per te perballuar jetesen. Situata aktuale e pensioneve nuk eshte aty ku duhet, por jane mbi dy here me larta. U arrit qe ne qytet te mos kete pension te plote nen 100 dollare", vijoi ai. "Uroj qe opozita ta votoje se bashku me ne. Ne rast se ajo do te ndjeke praktiken e derisotme, zoti minister i Financave ne Parlament do te procedohet me faljen dhe secili do nxjerre konkluzionin e tij",-tha Berisha.
"Pasurite me origjine nga krimi dhe trafiqet, nuk ka asnje falje"
Te gjitha pasurite qe jane subjekt hetimi per shkak te ligjit "Antimafia" me origjine te krimit dhe trafiqet, nuk u falet asgje. Kryeministri Sali Berisha, u kujdes dje gjate mbledhjes se qeverise qe te sqaroje edhe nje here se amnistia nuk perfshin pasurite qe jane subjekt hetimi ne perputhje me ligjin antimafia, pra me origjine nga krimi e trafiqet, si dhe nuk falen pasurite e krijuara nga zyrtare apo ish zyrtare, qe jane te fshehura. Gjithashtu, ai theksoi nje tjeter element i rendesishem eshte ruajtja e konfidencialitetit te plote te te amnistuarve dhe pasurive te amnistuara. "Kjo amnisti, sic edhe e kemi theksuar, nuk perfshin te gjitha pasurite qe jane subjekt hetimi ne perputhje me ligjin antimafia, pra me origjine nga krimi e trafiqet. Nuk falen pasurite e krijuara nga zyrtare aktuale apo ish zyrtare, dhe qe jane te fshehura. Ruhet teresisht konfidencialiteti i te amnistuarve dhe pasurive te amnistuara", u shpreh Berisha. Ai garantoi se gjate hartimit te ligjit ne teresi jane respektuar sugjerimet e biznesit te vogel, biznesit te mesem, biznesit te madh, sugjerimet e qytetareve per te arritur ne nje projekt te plote.