Elbasan, kapet 500 gr heroinë, 3 në pranga
ELBASAN- Kapen 500 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë në Elbasan, ndërsa policia ka arrestuar 3 persona. Lajmi bëhet i ditur nga blutë e këtij qytetit, sipas të cilave droga u gjet në një makinë. Mësohet se pas një informacioni në rrugë operative forcat e policisë ishin vënë në ndjekje të mjetit me targë Vlore 5070 C, në të cilën ndodheshin tre persona.
Në tentativë për tu larguar mjeti është përplasur me një shtyllë ndricuese dhe një makinë tjetër, duke shkatuar dëmtime materiale, por jo të lënduar.
Menjëherë më pas, tre të rinjtë që udhëtonin në mjetin me targa Vlore janë arrestuar nga forcat e policisë. Deri tani bëhet e ditur se dy prej të rinjve ishin dy djem, njëri nga qyteti i Elbasanit dhe njëri nga Vlora, ndërsa personi i tretë ishte një vajzë nga Tirana.
Ndërkaq gjatë kontrollit në automjet, uniformat blu kanë gjetur pakon me 500 gram heroinë.
Sipas policisë makina ishte nisur nga qytetit i Vlorës, ndërsa po hetohet për destinacionin se ku do të mbërrinte dhe për ku ishte nisur droga.
(m.a/BalkanWeb)