E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimi mbi të ardhurat, taksa që ka mbushur buxhetin gjatë këtij viti

TIRANE- Tatimi i pagave të qytetarëve ka mbushur buxhetin e shtetit gjatë këtij viti, ndërsa taksa të tilla si TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, akciza që janë eshe zërat kryesorë në buxhet kanë pësuar rënie. Tatimi i të ardhurave personale ka pësuar një rritje prej 2.6 miliard lekë, ekuivalente me 15% kundrejt planit.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se gjatë 9 mujorit të këtij viti nga tatimi mbi të ardhurat personale u grumbulluan 20.3 miliard lekë nga 17.6 miliard lekë të planifikuara. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar këto të ardhura janë rritur me 24.6% ose 4 miliard lekë.
Kontributin kryesor në rritjen e të ardhurave në këtë zë e ka dhënë tatimi mbi pagat në sektorin privat, kjo duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e të punësuarve në vendin tonë janë në biznese.

Taksimi cdo muaj me 10% i pagës së cdo të punësuari në sektorin jopublik, i ka rritur të ardhurat me 21% kundrejt vitit 2008.
Por Ministria e Financave ka konstatuar gjithashtu se rritja e ndjeshme e të ardhurave nga ky zë ëpr këtë vit është ndikuar edhe nga tatimi prej 10% i mbajtur në burim mbi vlerën e privatizimeve të kompanisë ARMO dhe OSSH që janë kryer në fund të vitit 2008.
Sipas burimeve nga ky dikaster , një pjesë e këtyre të ardhurave janë mbledhur në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe pjesa tjetër gjatë 2009-ës. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›