HIV-AIDS, fushata sensibilizuese edhe në rrethe
BERAT- Fushatat sensibilizuese në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër HIV-AIDS janë shtrirë dhe në disa qytete të vendit. Kështu në Berat dhjetra të rinj nga shkollat e qytetit kanë shpërndarë fletëpalosje informuese për sëmundjen vdekjeprurëse. Aktivitetet janë organizuar nga Drejtoria e shëndetit publik me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për HIV-AIDS dhe masat parandaluese.
Sipas përfaqësuesve të drejtorisë rajonale të shëndetit publik mëosohet se gjatë këtij viti në Berat ka pasur një rritje të testimit vullnetar nga të rinjtë, ndërkohë që në 2 vjet rezutlojnë të infektuar vetëm 6 persona.
Ndërsa në Vlorë të rinjtë e parlamentit rinor kanë zhvilluar sondazhe me bashkëmoshatarët e rinj në lidhje me njohuritë për sëmundjen. Ky organizim ka vijuar më tej me shpërndarje të fletëpalosjeve.
(m.a/News24/BalkanWeb)