Sabri Godo: Berisha të ndreqë mënyrën e të folurit
TIRANE-Bashkëhartuesi i Kushtetutës, Sabri Godo thekson se nuk duhet të shkohet deri te pika ku deputetët aktualë të PS-së të zëvendësohen me emra të tjerë nga lista e kësaj partie. Sipas tij, është e vërtetë që këtë e ka Kushtetuta, por fryma dhe filozofia e Kushtetutës sa i takon pikës 2 të nenit 71, flet për individë dhe jo për gjithë grupin parlamentar. Pavarësisht ashpërsimit të gjuhës politike këto kohë, ku ndër të tjera ai kërkon moderim të gjuhës nga ana e kryeministrit, pastaj nga ana e kreut të PS-së, Godo shprehet optimist se ka hapësirë për konsensus, i cili duhet të gjendet jo duke shfrytëzuar ndërmjetës të jashtëm, pasi mjaftojnë ata të brendshmit.
Zoti Godo, jeni bashkëhartues i Kushtetutës së Shqipërisë dhe e dini që nëse deputetët nuk betohen në Kuvend, u mbaron mandati. Si do ta vlerësoni një fakt të tillë, kur duket se kriza do të arrijë në pikën më të lartë të saj?
Po, kjo është e vërtetë. Por unë mendoj se çdo gjë duhet të zgjidhet me bisedime mes palëve. Palët duhet të ulen së bashku, të diskutojnë problemet që kanë mes njëra-tjetrës, gjithnjë duke u udhëhequr nga një objektiv i vetëm, që vendi kërkon një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç. Pika dy e nenit 71 thotë se humbet mandatin në qoftë se nuk paraqitesh pa arsye për 6 muaj. Do të quhet i djegur mandati i këtyre deputetëve dhe do të bëhet rekrutimi i klasës së dytë, i atyre që vijnë fill pas tyre dhe Kushtetuta këtë presupozon. Por them se Kushtetuta, në shpirtin e saj, në filozofinë e saj e shkruan këtë ose e hap këtë shteg kur bëhet fjalë për një individ, dhe nuk merrej dot me mend që kjo do të shtrihej në gjysmën e parlamentit.
Si mendoni se mund të arrihet ulja në bisedime mes palëve, kur Berisha kërkon dialog në parlament, ndërsa Rama kërkon hapjen e kutive? Duket sikur nuk ka hapësirë në këtë mes...
Është e vërtetë që formalisht Berisha do të dialogojë, këtë e ka përsëritur shpesh me anë të deklaratave të tij, por unë mendoj se duhet të gjenden rrugët e tjera, përveç deklaratave në distancë. Duhet të bisedohet me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se dialogimi në distancë do ta përmirësonte situatën, mendoj se një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën.
Edhe kësaj radhe ndërkombëtarët duhet t’i ulin në tryezë udhëheqësit politikë të palëve?
Them se nuk duhet t’u kërkojmë ndihmë ndërkombëtarëve, siç u bë në vitin 1992 apo në 1997-ën, se as Europa nuk do të na pranonte. Besoj se palët nuk kanë nevojë për ndërmjetësues. Ato kanë ekspertët e tyre politikë me eksperiencë për të filluar kontaktet me njëri-tjetrin dhe pastaj në bisedime.
Po a mund të jeni ju një nga ndërmjetësuesit e një marrëveshjeje mes palëve?
Jo, nuk besoj. I kam bërë në të kaluarën këto gjëra, por për momentin nuk besoj se do ta bëja. Pastaj e përsërita edhe një herë, palët i kanë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Dukeni shumë optimist zoti Godo sa i takon uljes në bisedime të palëve, ndërkohë që kemi një tensionim të situatës politike me deklaratat e fundit të Berishës dhe Ramës...
Është e domosdoshme që në fillim palët të qetësohen, të flasin dhe t’i drejtohen njëra-tjetrës me gjuhë politike europiane, pra të moderuar. Pastaj kemi disa gjëra që janë të dukshme; së pari Berisha duhet të moderojë mënyrën e tij të të folurit si kryeministër në parlament dhe të heqë dorë nga ataket personale, megjithëse atë vetë dhe familjen e tij e kanë rënduar me të vërtetë me të tepërt, por ja që i takon atij të durojë për të mirën e këtij vendi. Pastaj nuk mendoj se ultimatumet e Edi Ramës janë pjesë e gjuhës politike, duken më tepër si gjuhë ushtarake: o këtë, o nuk ka, prandaj është e nevojshme moderimi i gjuhës së palëve, pastaj vjen dhe ulja në tryezë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)