E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Rama aventurier që sheh ëndrra me 97 e me Gërdec

BERAT- Maxhoranca në pushtet akuzon kreun e Partisë Socialiste se po ben të gjitha përpjekjet vetëm e vetëm të bëhet kryeministër i vendit. Nga Berati në kuvendin e degës së Partisë Demokratike ministri i Shteti Genc Pollo, akuzoi Ramën si aventurtier që sheh ëndërra me vitin ‘97 dhe me Gërdec vetëm e vetëm që të parashutohet kryeministër , edhe kur këtë nuk e do populli.

“Shqipërisë nuk i duhen as rrugë, as viza e as Europa , i duhem vetëm unë kryeministër. Kjo është motoja e Edi Ramës që duhet refuzuar nga socialistë dhe demokratë në Berat dhe në gjithë Shqipërinë” u shpreh Pollo.

Partia Demokratike prej disa ditësh ka nisur një fushatë antiRamë në të gjithë vendin, sapo vetë kryeministri Berisha e akuzoi dhe e sulmoi atë nga foltorja e parlamentit si të lidhur me klane mafioze , pa i kursyer as akuza amoraliteti familjar.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›