Elbasan, kapet me heroinë, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur me një sasi heroine.
Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “pirati” është arrestuar 17-vjeçari me inicialet K.SH i cili është kapur me 250 doza heroinë.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar, 17-vjeçarit i janë sekuestruar edhe 36 mijë lekë të reja.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.