Lezhe Bashkia investon ne rruge

Dy investime të rëndësishme kanë nisur në lagjen e spitalit dhe në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, të cilat do të bëjnë të mundur përmirësimin e infrastrukturës edhe në këto lagje.
Investimi është bërë i mundur falë kredisë që bashkia e Lezhës siguroi nga performanca e mirë e tabelës së të ardhurave të saj.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të investimit në lagjen e spitalit kreu i Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj ka bërë të ditur se krahas rikonstruksionit të kësaj lagjeje, brenda pak ditësh do të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës se re të spitalit.
Investimet në lagjen e spitalit dhe atë “Gurra” me një vlerë prej 18 milion lekësh të reja mbyllin ciklin e ndërhyrjeve që janë mundësuar falë kredisë prej 120 milionë lekësh të reja të aprovuar ndaj Bashkisë Lezhë.