Korce i zhdukuri gjendet i vdekur
Gjendet trupi i pajetë i një 70 vjeçari ,i cili prej tre javësh ishte shpallur i zhdukur nga policia. Trupi i Andrea Mustakës ,nga Korça është gjetur në një kanal kullues,përgjatë rrugës nacionale Korçë-Pogradec,në dalje të qytetit të Korçës.
Grupi hetimor që është ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe eksperti mjeko-ligjor ,kanë konstatuar si fillim se viktima nuk ka shenja dhunë në trup,duke përjashtuar në këtë mënyrë pistën e vrasjes së tij.
Ndërkohë,burimet policore bëjnë të ditur se dyshohet që vdekja e Mustakës mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i tepërt i alkoolit,pasi viktima njihej si përdorues i tij. Por grupi hetimor është duke pritur konkluzionet e autopsisë së viktimës,të cilat do të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së 70 vjeçarit. Andra Mustaka ishte larguar nga shtëpia tre javë më parë dhe familjarët kanë pohuar për policinë se ai vuante nga skleroza ,por ishte edhe përdorues alkooli.