Tiranë, grabitën kabllon telefonik, arrestohen 2 të rinj

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës teksa kanë qenë duke grabitur kabllon telefonik, afër godinës së një firme të njohur në autostradë.
Buirme nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Emiljano Leme 23 vjeç, dhe Arjan Kozeli, 21 vjeç, të dy kanë lindur dhe janë banues në qytetin e Durrësit.
Arrestimi i tyre është bërë nga forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet.
Agjentët e policisë i kanë kapur në flagrance dy të rinjtë teksa ishin duke vjedhur një sasi kabulli telefonik.
Pas arrestimit materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes”.