Privatizimi i permbarimit, reagon PS

Perballe gjendjes absurde, ku mbi 8 mije vendime te formes se prere presin te ekzekutohen, Partia Socialiste deklaron se qeveria po perpiqet te justifikoje deshtimin me prodhimin e nje ligji per privatizimin e sherbimit permbarimor.
"Per t'i hedhur hi syve te shqiptareve, Berisha pergatit nje ligj qe nuk sjell asnje ndryshim te kesaj situate. Berisha nuk e njeh pushtetin gjyqesor. Shihni ligjin e fundit, ku nuk ka asnje qindarke per te zbatuar vendime gjyqesore te formes se prere", u shpreh kryetari i komisionit te ligjeve te Asamblese parlamentare te PS-se, Ylli Manjani.
Sipas tij shumica e vendimeve te paekzekutuara jane mes qytetareve dhe shtetit dhe kalimi i ekzekutimit ne sherbimin privat ka pak gjasa te kete me shume rezultat.
Ceshtja e vendimeve te paekzekutuara te gjykatave eshte ngritur edhe nga vete korpusi i drejtesise, i cili veren me mjaft keqardhje se Gjyktatat u japin qytetarave vetem nje cope leter, pasi niveli i ekzekutimit te vendimeve nga permbarimi eshte mjaft i ulet.
Pak dite me pare ishte presidenti i Republikes, i cili e kosnideroi skandaloze situaten.