E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarri në magazinë vihet nën kontroll

Televizioni Ora News ka qenë në lidhje të drejtpërdrejtë me magazinën e firmës "Henri" ku rreth orës 1 të mesditës ka rënë zjarri. . Në një intervistë për Ora News pronari i firmës "Henri", Ylli Xhakollari tha se "Llogaritë dhe dokumentat janë të gjitha në në rregull. Bëhet fjalë për miliona e euro të humbura", u shpreh ai. Sa i përket motiveve ai tha se zjarri filloi nga mbrapa duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë qenë një zjarr i vendosur me dashje për shkak të konkurencës. Sipas të dhënave më të fundit dy janë pistat më të mundshme që kanë çuar në rënien e zjarrit në godinën e një firme në autostradë. Njëra nga pistat mund të jetë zjarri i qëllimshëm për shkak të konkurencës.Ndërsa pista e dytë është zjarrëvënie pa dashje, për shkak të ndonjë shkëndije apo edhe ndonjë rezistencë e ndezur. Megjithatë nga policia asgjë nuk është bërë zyrtare, sepse forcat blu po vazhdojnë hetimet. Ajo çka vlen për tu theksuar është se nuk ka kulture insitucionale dhe private që të bllokohet qarkullimi i automjeteve në atë zonë që ndodh ngjarja. Nëse vetë firma do të kishte zbatuar masat gjatë procesit të ndërtimit, procesit të miratimit të lejes së ndërtimit kjo nuk do të kishte ndodhur. Ajo çka duket se ka rritur intensitetin e zjarrit është se veç materialeve hidrosanitare ka pasur edhe kubë, plasitike me përmbajtje të ndryshme kimike, që në sasira të mëdha kanë krijuar edhe vatrën e zjarrit. Nga të dhënat më të fundit mësohet se është vënë në punë agregati, një pompë shumë e fuqishme me intensitet makimal uji, por nuk mjafton sepse pjesa e konstruksioneve metalike porthuajse është djegur i tëri. Deputeti i zonës Baki Shehu në një intervistë për Ora-News u shpreh se angazhimi për të vënë situatën nën kontroll ka qenë maksimale. "Në mënyrë të menjëhershme u lokalizuar zjarri. Në sajë të ekperincës dhe punës së zjarrëfikësve u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit", theksoi Shehu. "Qeveria është pranë biznesit privat. Nëpëmjet hetimit do të mësohet se nga ka ardhur ky zjarr. Angazhimi do të jetë i plotë dhe do vazhdojë deri në fund", përfundoi Baki Shehu. Shefi i zjarrëfikësve Dilaver Laçi në një intervistë për Ora News është shprehur se "Zjarri është pothujse nën kontroll. Zjarrëfikës nga Tirana, Durrësi dhe porti detar kanë ardhur menjëherë në vendngjarje ", theksoi shefi i zjarrëfikësve Sipas Laçi-t ndërtesa e qelqit që ndodhet në qendër të godinës është nën kontroll, po ashtu edhe nënstacioni elektrik. "Nuk mund të themi se kush janë shkaqet. Mund të ketë një shkëndijë elektrike apo edhe një pakujdesi. Shërbimi zjarrëfikës ka qenë prefekt.",përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›