Kruje, 2 grabitje në një natë, banorët frikësohen
KRUJE- Dy grabitje janë shënuar vetëm brenda pak minutash në qytetin e Krujës duke përhapur frikë tek banorët e këtij qyteti.
NEWS24 raporton se në orët e vona të së premtes duke u gdhirë e shtuna është raportuar për një grabitje në një servis makinash dhe vetëm 100 metra më tutje është vjedhur një dyqan mishi.
Policia thotë se në servilin e makinave janë marrë të gjitha pajisjet dhe makineritë moderne, duke shkaktuar një dëm që perllogaritet rreth 3 milionë lekë të reja. Nuk dihet saktë se cfarë është vjedhur në dyqanin e mishit.
Vetëm para pak ditësh në qytetin e Krujës u informua për grabitjen e 6 banesave nga një grup hajdutësh të armatosur.
Për momentin ende nuk dihet nëse këto ngjarje janë kryer nga e njëjta bandë apo nga persona të tjerë. Policia nis hetimet për të zbardhur autorët e këtyre grabitjeve.
(s.g/balkanWeb)