E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veri, plagosen 4 ushtarë të KFOR dhe 17 serbë në Jarinjë

MITROVICË- Pas vendimit të forcave të KFOR-it për të larguar nga veriu të gjitha barrikadat e ngritura nga serbët, situata atje ështe tensionuar. Mesditën e sotme grupe ekstremistësh serbë kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it me gurë, mjete të forta e armë. Si pasoj e këtyre të shtënave kanë mbetur të plagosur 4 ushtarë të KFOR-it. Si kundëpërgjigje ushtarët kanë përdorur gaz lotsjellës, e plumba gome sic raportojnë media kosovare. Në radhët e ekstremistëve serbë janë plagosur 17 persona.

PLAGOSEN 4 USHTARE TE KFOR
Ora 14:59- Sërish të shtëna në veri të Kosovës. Sipas Radio Evropa e Lirë të shtënat janë regjistruar rreth orës 13:10 minuta në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës dhe kanë ardhur nga serbët e grumbulluar sërisht aty, ndërkohë që mediat kosovare raportojnë për disa të plagosur. Bëhet fjalë për 4 ushtarë të forcave paqeruajtëse, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse Kai Gudenoge ka sqaruar se forcat e KFOR janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës pë të shpërndarë tumat e serbëve, ndërsa kanë qëlluar edhe me plumba gome, për tu vetëmbrojtur. Në mesin e protestuesve ka pasur edhe një të plagosur.

Acarimi i situatës ka ardhur pas vendimit të KFOR-it për të larguar barrikadat e serbëve në veri. Po sot forcat e KFOR-it kanë arrestuar edhe 5 serbë të cilët i bënë rezistencë forcave të KFOR-it.

Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse Kai Gudenoge ka deklaruar se “Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë Gudenoge, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.

Pjesëtarët e kontigjentit amerikan të KFOR-it kanë thyer në mëngjes barrikadën në një rrugë alternative, e cila nga Jarinjë të çon në Serbinë qendrore.

SHKON NË 17 NUMRI I SEBËVE TË PLAGOSUR
Ora 16:02- Sajti kosovar Kosovapress raporton se prej kundërpërgjigjes së forcave të KFOR-it ndaj ekstremistëve serbë, deri tani janë plagosur 17 serbë, prej tyre 7 janë në gjendje kritike.
Po sipas të Kosovapress-iti grupet ekstremiste sebe kanë shkatërruar edhe dy makina të KFOR-it.

(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ivanovic: KFOR-i ka shtënë në drejtim të serbëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›