E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: KFOR-i ka shtënë në drejtim të serbëve

PRISHTINE- Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Olliver Ivanovic, ka thënë sot se aksioni i KFOR-it është për t’u gjykuar, duke qenë se “ushtarët e KFOR-it kanë shtënë në drejtim të serbëve në barrikadat tek Jarinja”.

Ivanoviq ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave gjemborë, të vendosur nga KFOR-i.

“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një punkt të cilin ata formalisht e mbikqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët vetë e kanë trasuar dhe këso rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të këtillë do të shtihet me armë?”, ka thënë Ivanovic.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›