Elbasan, makina përplas kalimtarin, arrestohet shoferi
ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur sot në mëngjes në Elbasan.
Mësohet se një makinë ka përplasur një kalimtar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pak orë pas ngjarjes policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e makinës, 27-vjeçarin Ledjo Trungu.
Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gurbardh, ndërsa i aksidentuari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndodhet tashmë në spital, në gjendje të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)