E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, makina përplas për vdekje një fëmijë, shoqërohet drejtuesi

POGRADEC – Një fëmijë ka humbur jetën mesditën e sotme në Pogradec, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima Griseld Kaçori po udhëtonte me biçikletë në anë të rrugës, kur është përplasur nga një makinë tip “Chrysler” që udhëtonte me shpejtësi.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija ka humbur jetën në vendngjarje, për shkak të plagëve të rënda.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit, Xh.B.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Elbasan, makina përplas kalimtarin, shoferi largohet pa i dhënë ndihmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›