Mohammed Morsi në paraburgim. Akuza për lidhje me militantët e Hamasit
Egjipt- Presidenti egjiptian i rrëzuar Mohammed Morsi është nw paraburgim pwr njw periudhw prej 15-ditwsh i akuzuar pwr lidhje me militantët palestinezë të Hamasit dhe sulme komplot mbi burgjet në kryengritjen e vitit 2011, raporton BBC-ja.
Udhëheqësi islamik është mbajtur nw një vend të fshehtë që prej largimit të tij nga ushtria më 3 korrik.
Njoftimi vjen teksa mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të rrëzuar përgatiten të organizojnë protesta masive në Kajro.
Urdhër i lëshuar të premten tha se presidenti i rrëzuar ishte i dyshuar për konspiracion me Hamasin, i cili sundon Rripin e Gazës dhe ka lidhje të forta me Vëllazërinë Myslimane, gjatë kryengritjes kundër ish-presidentit Hosni Mubarak.
Një zëdhënës i Vëllazërisë Myslimane, Gehad el-Haddad, e përshkroi akuzat si “qesharake”. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rendi shënoi kthimin e “regjimit të vjetër”.