E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makina përplas këmbësorin

Një i moshuar është plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit pasi është përplasur nga një automjet.
 

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës Elbasan-metalurgji, tek vendi i quajtur “Lulet” ku një i moshuar është përplasur nga një automjet teksa ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›