E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës liron Ledian Ruçin, lë në burg Edi Likën

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ledian Ruçin, ndërsa ka lënë në burg” Edi Likën, të dy drejtues të automjeteve të cilët u përfshinë në një aksident tre ditë më parë në kryeqytet.
 

Në seanën gjyqësore që u zhvillua në sptalin Ushtarak ku ata ndodhen të shtruar pas plagëve të marra në aksident, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për “detyrim paraqitje” për Ruçin dhe “arrest në burg” për Edi Likën. Sipas prokurorisë ka qënë ky i fundit ai që nuk ka respektuar semaforin por kjo është hedhur poshtë nga vetë 35-vjeçari Lika.
 

“Semafori ka qënë jeshil dhe s`ka qënë i kuq siç pretendon prokuoria. Unë i respektoj rregullat e qarkullimit pasi kam jetuar 12 vjet në Itali” ka theksuar Lika.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datën 20 nëntor 2011, rreth orës 21.15, në kryqezimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, ku automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga Ledian Ruçi.

Për pasojë të këtij aksidenti,u plagosën gjithashtu edhe Pinellopi Rafti 18 vjeç dhe Brunilda Pinderi 27 vjeç, ku kjo e fundit pas disa orësh në ndërroi jetë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›