Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për vrasje

Ekstradohet nga Gjermania një 35-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje. Sipas policisë është ekstraduar 35-vjeçari Leonard Bracaj i cili ishte dënuar më 25 vite burgim, për "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtje pa leje të armëve e municonive luftarake"
Ndalimi i tij u bë e mundur në Gjermani, si rezultat i një bashkëpunimi me Interpol Tirana dhe ekstradimi i tij nga Gjermania për në Shqipëri, (Shkodër), u krye po dje gjatë orëve të pasdites.
Kështu u kryen të gjitha veprimet e duhura porceduriale dhe materialet në ngarkim të Leonard Bracajt, do i vihen në dispozicion, për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.