Aplikimi me identitet të rremë, hetim operatorit të pasaportave

Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj dy personave të cilët dyshohen se po përpieshin të kryenin aplikime të pasaportave biometrike me identitet të rremë.
Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se ka nisur procedim penal ndaj 25-vjeçarit Fatjon Sefedini, me detyrë operator në zyrën e aplikimit për pasaporta pranë komunës Drenovë dhe Armando Mullai 24 vjeç,banues në lagjen nr 15 Korcë.
Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar ndikimin të paligjshëm ndaj operatorit të zyrës së aplikimit për pasaporta, për të lejuar që shtetas të ndryshëm, të aplikojnë për pasaporta biometrike me identitete të rreme.
Ndërkohë materialet e përpiluara do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të metejshme.