E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, makina përplas motorçikletën, plagoset 21-vjeçari

Një 21-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në Elbasan teksa motoçikleta me të cilën lëvizte është përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit ku 21-vjeçari Medi Bici ka qënë duke udhëtuar me motoçikletë në momentin kur është përplasur nga një makinë me targa CR 120 HB e drejtuar nga Ermin Tabaku 20 vjeç.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›