“Pena e Gardianit” dhurate per te denuarit
Gjatë dhurimit të 500 librave “Pena e Gardianit” nga autori Ahmet Dursun, drejtori i çështjeve ligjore dhe shoqërore në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve Arben Tushaj, ka treguar edhe disa nga detaje dhe dhuratat që do të mund të marrin të dënuarit për festat e fundvitit. Sipas tij do të ketë një seri aktivitetesh si dhe ushqime shtesë.
Ndërsa autori i librit “Pena e Gardianit”, ka pohuar se ky libër do t`u vijë në ndihmë si punonjësve ashtu edhe të dënuarve në burgje për të parë realitetin e këtyre institucioneve pas viti 1990.
Ky roman ka marrë vlerësime të mira nga kritika vendase dhe së shpejti pritet të botohet në SHBA, Itali, Greqi dhe Gjermani.