Elbasan, makina përplas motorrin, 2 të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në qarkun e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kusarth ku motorri me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur nga një automjet i cili drejtohej nga shtetasi Gentian Balla.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy vëllezërit Adriatik dhe Artur Krraba përkatësisht 23 dhe 21 vjeç të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe gjendja e tyre shëndetësore mbetet e rëndë.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.