ACR: Gati për bisedime pa praninë e Kolë Nikollës

Ndërsa prej javësh pritet një marrëveshje mes kompanisë ARC dhe minatorëve për t`i dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre duket se situata në Bulqizë është tensionuar sërisht.
Kjo ka ardhur pas deklaratës së administratorit së kompanisë Giga Bedineishvili se është gati të ulet në bisedime me minatorët por pa praninë e kreut të konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla.
Në një mesazh drejtuar minatorëve administratori i kompanisë Giga Bedineishvili u ka kërkuar minatorëve që bisedimet për të arritur një marrëveshje të nisin me një përfaqësi prej 10 minatorësh, gjë që është hedhur poshtë nga minatorët.
Ata janë shperhur se nuk do të ulen në bisedime pa praninë e kreut të konfederatës së sindikateve Kolë Nikolla pasi sipas tyre ai është përfaqësuesi ligjor i tyre.
Ndërkohë minatorët e Bulqizës kanë paralajmëruar sërish protesta dhe greva, në rast të mos mosmbajtjes së fjalës nga ana e kompanisë ACR, e cila ka pranuar plotësimin e pjesës më të madhe të kërkesave të tyre.