E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis pelegrinazhi i shenjte ne malin Tomorr

Ka nisur gjatë mesnatës së të shtunës pelegrinazhi i shenjtë në malin Tomorr në rrethin e Skraparit. Ditët e shenjta të besimtarëve bektashinjë kan startuar gjatë fundjavës, ndërkohë që do të vazhdojnë deri në datën 24 gusht.

Ditët e shenjta të peligrinazhit në Tomorr çdo vitë mbledhim me mijëra peligrin nga gjithë bota, të cilët falen në malin e shenjtë për dashuri, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre.Pranë teqesë së Kulmakut mësohet se kan mbritur që prej së shtunës peligrinët e parë të cilët janë falur pranë saj për shëndet dashuri dhe mbarësi. Nderkohe qepPranë teqes së Kulmakut janë marë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj feste. Pelegrinet e mebrritur ne malin e Tomorrit kane nisur me ritet fetare dhe me pas sipas tradites kane bere kurban. Me qindra çadra janë ngritur nga peligrinët nëpër kodrat e malit Tomorr ku vizitorët shijojnë nga afër hijëshim e malit dhe ushqimet e freskëta.

Masa të rrepëta ka marë dhe Drejtoria e Poliisë së Qarkut të Beratit me vendosjen e rreth 200 uniformave blu në malin Tomorr për ruajtjen e rendit dhe qetësis dhe mbarvajtjen gjatë ditës së festës. Uniformat blu të rendit dhe ata të qarkullimit rrugor po qarkullojnë në të gjithë zonën, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve porositen për të ecur ngadal për shkak të terrenit të vështirë dhe trafikut të rënduar në rrugë
Në këto ditë feste është përkujtuar dhe Baba Reshat Bardhi, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›