Elbasan, masa për ndotjen mjedisore
ELBASAN- Zona industriale në qytetin e Elbasanit vijon të mbetet problematike në aspektin e nivelit të ndotjes së mjedisit. Agjencia rajonale e mjedisit ka ndërmarrë masën e pezullimit të aktivitetit për uzinën e petëzimit të kompanisë turke Kurum, pasi sipas kreut të këtij institucioni përdorimi për djegie i solarit të Ballshit në zonën industriale rritej së tepërmi shkalla e ndotjes.
“Në uzinën e petëzimit është bërë prapë një ndërhyrje. Është pezulluar solari që merrej nga Ballshi, tani solari vjen nga importi me përqindje squfuri shumë më të ulëta. Që nga muaji maj i këtij viti, me grupe monitorimi kemi pasur në vrojtim të gjithë zonën industriale të kombinatit Metalurgjik dhe konstatuam se kishte shkarkime mbi normat e lejuara në uzinën e celikut. Vendosëm pezullimin e uzinës duke pasur parasysh që të kalohej në një remont total të sistemit. Nga data 10 e muajit qershor ne bëmë rikthimin e uzinës në punë, por duke vënë kushtin që prodhimi të mos kalojë mbi 900 ton. Gjatë këtij muaji vazhdojmë ta monitorojmë uzinën”, u shpreh Drejtori i Agjensisë Rajonale të Mjedisit Elbasan, Adi Madhi.
Pas cilësimit të pak viteve më parë, si katastrofike të gjendjes mjedisore nga specialistët e mjedisit, situata ka përmirësime të dukshme, por gjendja aktuale lë mjaft për të dëshituar, për sa i takon respektimit të nomave të përcaktuara mjedisore nga ana e gjigandëve të industrisë, që e zhvillojnë aktivitetin e tyre prodhues në periferi të qytetit të Elbasanit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)