Vlore arrestohet i kerkuari nga Interpoli per trafik droge

Policia e Qarkut Vlorë finalizoi me sukses operacionin policor për ekzekutimin e Urdhër-Arrestit Ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit: Dorjan Myqerem Çela 32 vjeç, banues në Vlorë. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi në ngarkim të tij më datë 27 Prill 2010 Gjykata e Palermos në Itali ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Trafik ndërkombëtar droge i kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë për kompetencë të mëtejshme më qëllim ekstradimin e tij në Itali.